Mbërrijnë në Shqipëri 24,040 vaksina anticovid, Rama: 10,000 doza AstraZeneca të dhuruara nga Kroacia

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 22:53 | Aktualitet

Ndërkohë që fushata e vaksinimit në vendin tonë vijon me të 4 llojet e vaksinave të miratuara, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 24,040 vaksina anticovid. Lajmin e ka dhënë kryeminsitri Edi Rama në rrjett sociale, ku thekson se 14,040 doza janë të vaksinës Pfizer, ndërsa 10 mijë doza të vaksinës AstraZeneca janë dhuruar nga Kroacia.

“Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në ISHP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate”, shkruan Rama.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1,103,690 vaksina anticovid, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv, thekson kreu i qeverisë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos