
Një tjetër shtet ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Kështu, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se Çekia i ka hequr të gjitha kushtet për shqiptarët, duke nënkuptuar se për të udhëtuar drejt këtij vendi duhet vetëm bileta dhe një maskë.
“Nga sot, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Çeki. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.”, njofton aeroporti. (A2 Televizion)