Policia plan masash për vizitën e Merkel, rrugët dhe akset që duhet të shmangen nga shoferët

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 20:12 | Aktualitet
Policia plan masash për vizitën e Merkel, rrugët dhe akset

Policia njofton se për shkak të vizitës së kancelares Merkel në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës, për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos