
Pasditen e së martës është zhvilluar një mbledhje kryesie tek Partia Demokratike zyrtare.
Sipas burimeve të A2 CNN, vetëm 10 veta janë të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë.
Alibeaj ka relatuar raportet për zgjedhjet dhe nuk pritet të ketë vendim sepse nuk ka kuorum për të marrë vendim, pasi duhet të jetë e pranishme gjysma e anëtarësisë. (A2 Televizion)