“Tkurrja e popullsisë është më e madhe se shifrat e INSTAT”, Nurja: Censusi do ta tregojë. Rrezikojmë varfëri absolute

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 20:39 | Ekonomi
“Tkurrja e popullsisë është më e madhe se shifrat e

Të dhënat e INSTAT janë thjesht parashikime, por censusi i tetorit 2022 do të tregojë shifrën reale, sepse popullsia është më pak sesa është dhënë për momentin, për shkak të ikjeve masive. Këtë shpjegim dha në Business News ish-drejtoreshë e INSTAT, Ines Nurja, sipas të cilës vetëm lindjet dhe vdekjet janë shifra reale, kurse të tjerat janë parashikime.

Nurja thekson se pasojat kryesore do të ndjehen në punësim, pasi është larguar forca aktive e punës.

“Mbi 80% e atyre që janë larguar janë deri në moshën 34 vjeç, po ikën forca aktive e punës në Shqipëri. Ne nuk kemi forcë pune aktive. Po ikin njerëz masivisht. Nëse ikin të rinjtë në një moment do të gjendemi para faktit që nuk do të kemi njerëz për t’i punësuar në ekonomi”.

Zhvillimi ekonomik bazohet në ndërtim, tregti dhe energji, por për Nurjan, nëse ndërtimi ndikoi në rritjen ekonomike kjo nuk do të ndodhë në vijim, ndërsa tregtia sipas saj më rritjen e çmimeve do të ulet fuqia blerëse, kurse energjia nuk ka eksport.

“Ndërtimi ka patur një bum dhe ai ka ndikuar në rritje pro në vitet që vijnë nuk do të jetë. Tregtia bazohet në konsum me inflacion shumë të rritur rritja  e ushqimeve është 7.9%. në një të ardhme të shpejtë do të ulet fuqia blerëse dhe do të ulet tregtia dhe do të kemi rënie të prodhimit kombëtar. Nuk ka pasur eksportim, do të sjellë ulje të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Duhet t’i jepet prioritet prodhimeve në Shqipëri”.

Një rrezik tepër i madh, sipas Nurjas është edhe inflacioni i lartë që  me rritjen e ushqimeve do të rritet edhe varfëria absolute në Shqipëri.

“Inflacioni i lartë është një rrezik tepër i madh, gjysma e të punësuarve janë me nivel rroge minimal. Gjysma e tyre shkon për ushqime. Në momentin e rritjes së ushqimeve do të kemi rritje të popullsisë së varfër, do të rritet varfëria absolute, nuk do të plotësojnë nevojat minimale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos