Mbi 1500 të shëruar në Itali, rritet numri i viktimave nga koronavirusi

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 19:14 | Bota
Mbi 1500 të shëruar në Itali, rritet numri i viktimave nga

Itali ka shënuar një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi në 24 orë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas Emergjencave Civile 30 persona të tjerë kanë humbur jetën ndërkohë që të martën u raportuan 18 viktima.

Lajmi i mirë që vjen nga Italia është që mbi 1500 persona të tjerë janë shëruar nga virusi vdekjeprurës, ndërkohë që të prekurit e rinj janë 190. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos