Shtohen rastet me Covid-19, rikthen masat kufizuese në Lisbonë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 12:01 | Bota
Shtohen rastet me Covid-19, rikthen masat kufizuese në Lisbonë

Lisbona ka rikthyer masat kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet lokale vendosën të ndalojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave, mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 20:00 dhe ndalimin e konsumimit të pijeve alkoolike në ambiente jo të autorizuara.

Masat janë marrë për shkak të rritjes së numri të rasteve të reja me Covid-19 në qytet dhe zonat përreth. Vetëm të hënën u raportuan 259 raste të reja dhe 4 viktima. Në total, 1534 vetë kanë humbur jetë në Portugali nga koronavirusi, ndërsa numri i rasteve të konfirmuar është rreth 40 mijë.

Vendimi ka mërzitur pronarët e bizneseve, të cilët ankohen për vështirësitë financiare që po kalojnë.

Lisbona është edhe qyteti i zgjedhur nga UEFA për të luajtur në gusht të gjitha ndeshjet, nga faza çerekfinale. Tetë skuadrat më të mira do të nisin duelet teke mes datave 12 dhe 15 gusht dhe do të luajnë takimet gjysmëfinale më 18 dhe 19 gusht. 7 ndeshjet e fundit të Champions do të luhen në 2 stadiume atë të “Hose Alvalade” dhe në stadiumin “Da Luiz”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos