“U bënë çmenduri në laborator”, mikrobiologu rus: Shkencëtarët në Wuhan shndërruan koronavirusin

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 17:49 | Bota
“U bënë çmenduri në laborator”, mikrobiologu

Një nga mikrobiologët më të njohur rus ka deklaruar se koronavirusi është rezultat i “çmendurive”, që bënë me të në laborator, shkencëtarët në Wuhan të Kinës.

Profesori Petr Chumakov thotë se qëllimi i tyre ishte të studionin virusin dhe jo të krijonin një virus vdekjeprurës.

“Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin e Wuhanit, po punonin intensivisht për zhvillimin e disa varianteve të koronavirusit gjatë 10 viteve të fundit. Ata e bënë këtë, jo me qëllim të keq, por për të studiuar. Për mendimin tim, kanë bërë çmenduri. Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”, tha Chumakov për “Moskovsky Komsomolets”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos