Mbi 25 000 viktima në Itali. Rekord të shëruarish, 437 të vdekur në 24 orë

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 18:09 | Bota
Mbi 25 000 viktima në Itali. Rekord të shëruarish, 437 të

Rekord i ri të shëruarish nga Covid-19 në Itali. Mbi 2900 persona më shumë e fituan betejën ndaj koronavirusit, por të dhënat pozitive zbehen nga fakti i trishtë se viktimat i kanë tejkaluar 25 000.

437 janë jetët e humbura në 24 orët e fundit, ndërsa rastet e reja rreth 2940, me një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më herët. Vijon ende trendi pozitiv i rënies së shtrimeve në terapitë intensive.

Ndërkaq, qeveria Conte dhe drejtuesit e rajoneve vazhdojnë ethshëm bisedimet për strategjinë e fazës së dytë të rihapjes së ekonomisë.

Kryeministri tha gjatë një videokonference se nga 4 maji do të ketë lehtësim të kufizimeve, por në mënyrë shumë të përmbajtur, “pasi do të ishte papërgjegjësi të veprohej ndryshe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos