
Rezultatet dhe arritjet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë qenë në fokus të takimit të ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim me prokurorët specialë dhe kreun e SPAK, Arben Kraja. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se i ka falënderuar ata për arritjet dhe rezultatet reale të këtij institucioni që nga dhjetori 2019, kur edhe u krijua. Kim thekson se janë dënuar mbi 250 persona dhe janë konfiskuar 80 milionë euro, krahasuar me 20 milionë euro të konfiskuara në 8 vitet e mëparshme.
“U takuam me prokurorë specialë për t'i falënderuar për arritjet që kur SPAK u krijua në dhjetor 2019. Që atëherë, mbi 250 persona të dënuar dhe 80 milionë euro të konfiskuara (krahasuar me 20 milionë euro gjithsej në 2011-2019). Kur SPAK çon një çështje në gjykatë, ata fitojnë 90% të kohës. Rezultate reale”, shkruan Kim. (A2 Televizion)