
Sot, Shqipëria mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë qarqet Pukë, Shkodër dhe Lezhë ku priten shira të dobët, ndërsa momente me shi të papërfillshëm, do të ketë në qarqet Durrës dhe Tiranë.
Vonë në mbrëmje, një sistem me vranësira dhe shira i afrohet kufirit verior të vendit.
Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime të ndjeshme; dy vlerat ditore do të variojnë nga 14 në 32°C.
Era do të fryjë mesatare dhe rrallëherë e fortë në pjesën e dytë të ditës, me drejtim jugor dhe jugperëndimor duke aktivizuar në brigjet detare, dallgëzim mbi 3 ballë. (A2 Televizion)