Premtonin para në këmbim të votës, arrestohet sekseri dhe drejtuesi i një subjekti politik në Pukë

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 10:22 | Aktualitet
Premtonin para në këmbim të votës, arrestohet sekseri dhe

Një sekser ka rënë në prangat e Policisë së Pukës pasi u premtonte qytetarëve para në këmbim të votës, ndërsa procedohet penalisht drejtuesi i një subjekti politik. Policia njofton se 45-vjeçarit me iniciale V. Sh. dhe 25-vjeçari me iniciale D.S, drejtues i një subjekti politik në Pukë hartonin lista me të dhënat e kartave të identitetit, duke iu premtuar qytetarëve lekë në këmbim të votës. 45-vjeçarit iu gjetën një sasi e konsiderueshme parash që nuk justifikonte burimin si edhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

“Arrestimi i shtetasit V. Sh. u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në qytetin e Pukës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur me vete këtij shtetasi shumën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe nje fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e biznesit të shtetasit D.S., Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit,  si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemër) me 27 persona dhe numrat e ID”.  

Policia ka sekuestruar një sasi parash, një listë me të dhënat personale të 27 qytetarëve dhe dy fletë të ngjashme me fletët e votimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos