Mbi 75 mln të infektuar dhe mbi 1.67 mln viktima në të gjithë botën nga Covid-19

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 10:10 | Bota
Mbi 75 mln të infektuar dhe mbi 1.67 mln viktima në të

Ka tejkaluar 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19, i regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave, nga Universiteti Amerikan i Johns Hopkins, numri i viktimave ka arritur në mbi 1.67 milionë.

Ndërkohë, në Indi janë regjistruar mbi 10 milionë të infektuar nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka arritur në mbi 145 000.

Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri mbetet SHBA-ja, me pothuajse 17.4 milionë raste dhe 313 000 vdekje, e ndjekur nga India dhe Brazili.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor Gladys Berejiklian ka vendosur bllokim në Sidnei, pas zbulimit të shpërthimit të koronavirusit në zonën e "plazheve veriore" të metropolit australian, ku u infektuan 38 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos