Zjarr në një spital Covid në Turqi, 8 të vdekur

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 09:07 | Bota
Zjarr në një spital Covid në Turqi, 8 të vdekur

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali Covid në Gaziantep në Turqi. Lajmi u njoftua nga guvernatori i provincës, raporton Guardian.

Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një aparati respirator. 11 pacientët e tjerë të shtruar në pavion u transferuan në spitalet aty pranë. Shpërthimi i aparatit të frymëmarrjes së mushkërive ndodhi në spitalin e Universitetit Sanko, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu.

Zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendin e aksidentit, ndërkohë që nisën dhe hetimet.

Viktimat ishin të moshës midis 56 dhe 85 vjeç. Qendrat e kujdesit shëndetësor në Turqi janë nën presion tani me 74% të kapaciteteve të plotësuara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në vend, janë regjistruar 1 982 090 raste të Covid-19 dhe 17 610 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos