All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vdekja e të riut në komisariat, Presidenti Meta: E papranueshme që një qytetar humbasë jetën brenda institucioneve shtetërore

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 11:52 | Politikë
Vdekja e të riut në komisariat, Presidenti Meta: E papranueshme
All - Paragraf - 1

Presidenti Ilir Meta reagoi të enjten për ngjarjen tragjike të një dite më parë në Kavajë, ku një i ri humbi jetën brenda komisariatit të policisë, sipas dyshimeve paraprake për shkak të vetëvrasjes.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës. Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese”, tha Presidenti në një status në Facebook.

All - Paragraf - 3

“Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!”.

Për ngjarjen e rëndë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të ditur se janë mbyllur hetimet paraprake, sipas të cilave, 31-vjeçari ka varur veten me lidhëset e kapuçit. Për këtë rast, janë arrestuar 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos