All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mbledhja e KLP, Genti Ibrahimi: Nuk ka SPAK pa Vetting

Nga A2 CNN
16 Shtator 2019, 18:48 | Aktualitet
Mbledhja e KLP, Genti Ibrahimi: Nuk ka SPAK pa Vetting
All - Paragraf - 1

Është ende herët për të folur për një datë për ngritjen e SPAK. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ngurroi të japë një afat kohor për shkak se prokurorët nuk kanë kaluar ende Vettingun. Struktura e re hetimore anti-korrupsion ka të vettuar vetëm 5 nga 15 emrat e listës së përzgjedhur nga KLP, si prokurorë të SPAK.

I pyetur sërish për konstituimin e Prokurorisë Speciale, Ibrahimi thotë se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë edhe kur Vettingun ta kenë kaluar më pak se 10 kandidatë.

All - Paragraf - 3

“Kemi analizuar dhe miratuar 15 kandidatë që në çdo çast mund të emërohen në SPAK. Ju e dini që është edhe një kusht që duhet të kalojnë Vettingun. 7 kandidatë janë në faza të ndryshme të procesit të Vettingut. KLP e ka diskutuar këtë opsion, pra opsionin kur SPAK ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë”, tha Ibrahimi.

Ngritja e SPAK është parë si kusht jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga qeveria shqiptare, e cila në tetor pret përgjigjen e Bashkimit Europian për nisjen e negociatave për anëtarësim. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos