Ministrat e qeverisë “Kurti” mbërritën në Elbasan me furgon, për mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sot, do të firmosen 15 marrëveshje, mes të cilave edhe ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dyja vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave.
“Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë njerëzve, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, të punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit”, tha Rama në fjalën e tij gjatë mbledhjes. (A2 Televizion)