“Do shkoj në Kuvendin e 11 dhjetorit”, Shano: Ka tematika që Bashës as nuk i shkojnë ndërmend

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 22:09 | Politikë
“Do shkoj në Kuvendin e 11 dhjetorit”, Shano: Ka tematika

Në cilësinë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dritan Shano u shpreh në Absolut 4 në A2 CNN se do të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor të PD, i thërritur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Shano shprehet se arsyeja e pjesëmarrjes në Kuvend është pasi atje do të diskutohen disa tematika, si kufizimi i mandatit të kryetarit, që Lulzim Bashës as nuk i shkon ndërmend.

“Unë mendoj që i gjithë ky diskutim për firmat është një taktikë politike, por jo politikë. Shprehja e vullnetit të 4200 njerëzve, unë mendoj që janë më shumë. Unë vetë do të shkoj në datën 11. Unë nuk kam firmosur pasi nuk është projekti im, por mendoj që Berisha me të drejtë apo jo uzurpoi një tematikë që mua më shqetëson. Basha as nuk i shkon ndërmend. Unë do shkoj atje ku diskutohet për kufizimin e mandatit të kryetarit. Kur dikush më thotë që dikush ka mbledhur 4200 firma duhet të çohem në këmbë. Këta janë demokratë, jo familjarët e Sali Berishës. Berisha me hile pa hile u krijoi një dobi politike që e kanë lypur dhe nuk e kanë marrë. Berisha ka krijuar një dobi politike që demokratët e kapën menjëherë për arsye personale apo jo. Kuvendi ka fuqi të ndryshojë statutin për këtë do të shkoj atje”, u shpreh Shano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos