Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama: Rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve, sfida jonë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 10:13 | Politikë
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama: Rritja e

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, u shpreh se “sfida e përbashkët është rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes të dyja shteteve, në të gjitha fushat”.

“Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë njerëzve, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, të punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit”, tha Rama.

“Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm dhe hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Shishtavec”, shtoi kryeministri.

https://a2news.com/2021/11/26/sot-ne-elbasan-mbledhja-e-perbashket-e-dy-qeverive-shqiperi-kosove-do-te-firmosen-15-marreveshje/

Më tej, Rama deklaroi se sot firmoset marrëveshja për zbatimin e lehtësirave në kontrollin e mallrave.

“Jemi të qartë që nga të dyja anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve. E dimë që një pjesë e madhe e kësaj problematike lidhet me burokracitë dhe jo arsyet objektive për të mos vazhduar me zhbllokimet e mëtejshme, që të integrojmë plotësisht tregjet tona. Prandaj më vjen mirë që sot firmosim marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave në kontrollin e mallrave”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos