
Sot në kalendarin institucional të Kuvendit ishin parashikuar disa mbledhje të komisioneve parlamentare, ku nuk munguan përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës.
Ka zgjatur më pak se 4 minuta mbledhja e komisionit për veprimtarinë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin, ku në këtë hapësirë të shkurtër kohore u bë gjithsesi konstituimi i komisionit.
Mbledhja e shkurtër u shoqërua me debate nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kërkuan zhvillimin e mbledhjeve me prezencën fizike të gjithë deputetëve.
Pas largimit të deputeteve të Partisë Demokratike nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nënkryetari i saj Petro Koçi zhvilloi mbledhjen vetëm me ligjvënësit socialist, me konstituimin e komisionit si pikë e vetme e rendit të ditës.
Ka përfunduar edhe komisioni i mediave, ndërkohë që parashikohet edhe ai i Ekonomisë, ndërkohë që komisioni i Shëndetësisë, akoma nuk ka një orar të dakordësuar nga kryesia e komisionit, sipas Rregullores. (A2 Televizion)