
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thërritur në një takim në seli grupin parlamentar.
Sipas burimeve nga brenda PD, mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet për ngritjen e 3 grupeve të punës për tre reformat kyçe, atë territoriale, kushtetuese dhe zgjedhore.
Ndërkohë mësohet se PD-ja pritet të kërkojë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për të shqyrtuar denoncimet për atë që ajo e quan masakër zgjedhore.
"1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës. Me këtë çështje do të merret Enkelejd Alibeaj.
2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro. (Gazment Bardhi).
3-Komision hetimor për inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori", tha Basha në mbledhjen e grupit. (Jorida Tabaku). (A2 Televizion)