Mblidhet sot sesioni i ri parlamentar, tema e parë akti normativ i vaksinës

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 07:51 | Politikë
Mblidhet sot sesioni i ri parlamentar, tema e parë akti normativ i

Deputetet e Kuvendit të Shqipërisë kthehen sot në seancë plenare në atë që është edhe sesioni i fundit parlamentar për këtë mandat, duke pasur parasysh faktin që me 25 prill bëhen zgjedhjet e përgjithshme.

Ndonëse nuk mbetet e para seancë për këtë vit, pasi një seancë e jashtëzakonshme u thirr më 4 janar ku u bë edhe miratimi i ministrave të rinj në qeverinë Rama, sot seanca parashikon një program standard ku nuk do të mungojë edhe diskutimi i lirë që lidhet me çështjet e aktualitetit, sikurse është vaksina kundër Covid-19, apo menaxhimi i financave në fushatë nga qeveria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos