Kryemadhi takon votuesit e rinj: Arsimi dhe punësimi, problemet kryesore

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 10:34 | Politikë
Kryemadhi takon votuesit e rinj: Arsimi dhe punësimi, problemet kryesore

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka vijuar turin e saj të takimeve me disa të rinj të cilët në zgjedhjet e 25 prillit votojnë për herë të parë.

Ndërsa bisedonte me të rinjtë, Kryemadhi ndau mendimin se punësim dhe arsimi janë dy nga problemet më kryesore më të cilat përballet rinia shqiptare. Sipas kryetares së LSI, arsimi nuk duhet të shihet më si shpenzim, por si investim.

“Ne një nga pikat kryesore kemi arsimin. Sepse arsimin nuk e shikojmë si shpenzim, e shikojmë si investim. Jo vetëm ligjin e arsimit të lartë, jo vetëm maturën shtetërore por gjithë ndërtimi i sistemit arsimor për LSI është shumë i rëndësishëm. Një sistem arsimor i cili krijon hapësira jo vetëm për nxënësit dhe studentët cilësorë por krijon dhe një hapësirë të jashtëzakonshme për sa i përket punësimit të mirëpaguar. Po kështu kemi vendosur në program strategjinë Mëso dhe Fito që ju jeni jo vetëm kërkuesit dhe propozuesit kryesor por jeni dhe përfituesit kryesor. Kështu që ne duhet të mos ndalojmë”, tha mes të tjerash Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos