Mary J. Blige mbushi 52 vjeç. Mbretëresha e R&B festoi ditëlindjen me një festë madhështore, në Nju-Jork.
Për këtë rast, ajo kishte veshur një minifund të zbukuruar me gurë të çmuar.
Ditëlindja e këngëtares ishte më 11 janar, por festën, ku ishin të pranishëm Usher, Queen Latifah, Fat Joe, Remy Ma, Papoose dhe Joey Bada$$, e organizoi të shtunën.
Mary J. Blige ka fituar 9 çmime Grammy në karrierë. (A2 Televizion)








