Mbrojtëse metalike në dyert e Kryeministrisë për protestën e nesërme. Meta apel qeverisë

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 21:18 | Aktualitet
Mbrojtëse metalike në dyert e Kryeministrisë për

Kryeministria ka marrë masa për protestën e paralajmëruar për nesër në orën 11:00. Mësohet se pas protestës së sotme në të cilën pati tensione, shoqërime të protestuesve dhe bllokime të akseve rrugore në dyert e këtij institucioni janë vendosur mbrojtëset metalike.

Nesër pritet pjesëmarrje e madhe në protestën e organizuar shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe naftës.

Ndërkohë kreu i shtetit i ka bërë thirrje qeverisë që të dëshmojë përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që shqetësojnë qytetarët protestues dhe policisë që të distancohet nga dhuna.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore. Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t'u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos