Mbyllet aeroporti i Amsterdam, aktivistët e klimës bllokojnë pistën

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2022, 08:30 | Bota
Mbyllet aeroporti i Amsterdam, aktivistët e klimës bllokojnë

Aeroporti i Amsterdamit është bllokuar për disa orë si pasojë e një proteste të aktivistëve të klimës.

Aktivistët kishin pushtuar një pistë në aeroportin Schiphol, në përpjekje për të parandaluar ngritjen e avionëve privatë, në një nga veprimet e fundit që synon të tërheqë vëmendjen ndaj krizës klimatike.

Greenpeace Netherlands tha në një deklaratë se mbi 500 aktivistë nga Greenpeace morën pjesë në iniciativën e mbajtur në një nga aeroportet më të mëdha të Evropës.

Një zëdhënës i forcave të sigurisë në Schiphol nuk mund ta konfirmonte këtë shifër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos