Mbyllet fushata elektorale, Basha nga Shkodra e Durrësi: Askush nuk e ndal ndryshimin

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 18:18 | Politikë
Mbyllet fushata elektorale, Basha nga Shkodra e Durrësi: Askush nuk e ndal

Teksa 2 javë në parë u hap fushata elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, Partia Demokratike zhvilloi sot mitingun përmbyllës për bashkinë e Shkodrës.

Para mbështetësve, kreu demokrat Lulzim Basha me në krah kandidatin Xhemal Bushatin i bëri thirrje qytetarëve shkodranë që votën e tyre ta hedhin për numrin 3 që ndryshimit të madh t’i hapen rrugët në të gjithë vendin.

Shkodranët i ftoi që Xhemal Bushatin ta shohin si njeriun që do të përfaqësojë më së miri problemet e tyre.

Si për të treguar forcën e mbështetjes që ka edhe në bashkinë e Durrësit, Basha u ndal edhe aty për të përmbyllur fushatën, ku PD kandidon me Luan Hotin.

Në 6 mars qytetarët e 6 bashkive vendosin me votën e tyre administruesit e rinj të zonave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos