PS mbyll fushatën, Rama: Shkodra peng prej 32 vitesh, ndryshojeni

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 18:13 | Politikë
PS mbyll fushatën, Rama: Shkodra peng prej 32 vitesh, ndryshojeni

Mesazhet e fundit para zgjedhjeve të 6 marsit, kryeministri Rama zgjodhi t’i japë në Shkodër, aty ku pritet të jetë dhe beteja më e ashpër.

Votën për Majlinda Angonin, Rama e cilësoi si vënie në provë për kandidaten socialiste. 

Kandidatët e 2 kampeve të Partisë Demokratike i likuidoi me një batutë. 

Moszgjedhjen e socialistëve në Shkodër, , Rama e lidhi me komunizmin, ndërsa kërkoi thyerjen e këtij miti pas 32 vitesh.

Rama premtoi se vota për të majtën në 6 mars do të sillte ndryshim rrënjësor për Shkodrën, të cilën e cilësoi si të marrë peng nga e shkuara.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos