Mbyllet greva e urisë së invalidëve në Elbasan: Paratë brenda vitit, grupe të posaçme për kontrollin mjekësor

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 20:11 | Sociale
Mbyllet greva e urisë së invalidëve në Elbasan: Paratë

Pas tre ditësh, greva e urisë e invalidëve ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të hëne pasi është arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë.

Invalidët kërkonin që t’i kthenin pagesën prej 16 mijë lekë në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare.

Sipas përfaqësuesve të tyre, ministria u ka premtuar “se do t’ ju vijnë brenda këtyre ditëve të fundit të vitit të gjitha paratë e refuzuara ndërkohë u janë krijuar edhe lehtësira të tjera”.

Në veçanti, në mungesë të një sqarimi të plotë të marrëveshjes, duket se institucioni shtetëror ka vendosur krijimin e grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të shkojë t’u bëjë kontrollet  e nevojshme nëpër banesat e gjithsecilit prej invalidëve të prekur nga ndryshimet e fundit.

 Ndryshime, këto, që sipas kësaj kategorie  “janë justifikuar me ekzistencën e një VKM-je që nuk u bë transparente asnjëherë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/14/u-hoqen-paketen-higjienosanitare-invalidi-i-grupit-te-pare-futet-ne-greve-urie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos