Mbyllet java e parë, Laçi tregon ambiciet, Bylisi rikthehet në Superiore me fitore

Nga A2 CNN
21 Gusht 2022, 20:02 | Futboll

Java e parë e Sueperiores u mbyll me dy fitore bindëse. E para ishte ajo e Laçit nga Teutës, që tregon se edhe këtë vit do të jetë një rival i fortë për Tiranën në luftën për titull, e dyta ishte triumfi i Bylisit të rikthyer në elitën shqiptare, që dominoi Kastriotin.

Laçi fitoi 3-1 ndaj Teutës, ku Mazrekaj me talentin e tij ishte sërish protagonist duke shënuar golin e tretë, pas atij të Velkovskit në pjesën e parë dhe Akyniemit pak minuta para tij, në pjesën e dytë.

Goli i Mazrekajt

Goli i Jazxhi zgjoi me vonesë Teutën, që ishte disi e pafat teksa goditi shtyllën dhe traversën me Vilën, por dominimi i laçianëve ishte i qartë.  

Ndërkohë, Bylisi ka gjetur një protagonist në 23-vjeçarin nigerian Anthony, që pasi luan në Shqipëri nga viti 2017, ndoshta vetëm tani ka arritur maturitetin e tij.

Goli i bukur i nigerianit Anthony

Sulmuesi shënoi golin e parë pas një aksioni personal spektakolar, që la të pafuqishme mbrojtjen krutane, i pasur tre minuta më pas nga një tjetër gol të bukur të Kaçorrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos