
Partizani ka fituar me përmbysje ndeshjen e parë të hapjes së Kategorisë Superiore.
“Të kuqtë” fituan me rezultatin 2-1 përballë Egnatias vetëm në minutën e fundit të takimit, duke treguar në këtë mënyrë forcën dhe ambiciet për këtë sezon të ri.
Egnatia kaloi e para në avantazh me anë të Canajt në minutën e 32 të takimit. Partizani u tregua i pafuqishëm në pjesën e parë dhe me mungesë organizimi.
Me të nisur pjesa e dytë vendasit u shfaqën të karikuar dhe me dëshirë për të fituar. Goli i barazimit erdhi nga pika e penalltisë në minutën e 56 nga Hoti.
Partizani kërkoi me ngulm fitoren dhe ajo erdhi vetëm në minutën e 98 të takimit falë këmbënguljes së Skukës. (A2 Televizion)