Mbyllet mbledhja, Basha: Grupi parlamentar nuk kërkoi “kokë turku”

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 17:33 | Politikë
Mbyllet mbledhja, Basha: Grupi parlamentar nuk kërkoi “kokë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, deklaroi se është “në dispozicion të zgjidhjes së krizës në të gjitha format dhe mënyrat që do ta ndihmonin këtë”.

“Kam konstatuar se na përbashkon vendosmëria për të bërë gjithçka për të bashkuar partinë. Si kryetar, përgjegjësia kryesore bie mbi mua dhe thashë se jam në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat që do ta ndihmonin këtë”, tha Basha.

Kur u pyet pse nuk dha dorëheqjen, Basha tha: “Grupi parlamentar nuk kërkoi “kokë turku” dhe as justifikime. Për mua, gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Unë jam në dispozicion të zgjidhjes, me gjithçka që unë kam në dorë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/12/mbyllet-mbledhja-e-grupit-parlamentar-demokrat-salianji-te-gjithe-kerkuam-doreheqjen-e-bashes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos