Mbyllet numërimi në bashkinë e Fierit

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 08:28 | Politikë
Mbyllet numërimi në bashkinë e Fierit

Procesi i numërimit të fletëvotimeve në Bashkinë e Fierit është mbyllur para pak çastesh. Në bazë të dhënave zyrtare nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 17507 vota ose 53.1%.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 11933 vota, ose 36.2% dhe pas saj Lëvizja Socialiste për Integrim me 2482 vota, ose 7.5%.

Nga 34022 zgjedhës që morën pjesë në procesin e votimit, votat e 1057 prej tyre u shpallen të pavlefshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos