Mbyllja e kufijve, ulen me 77,8% hyrjet e shtetasve italianë në vend

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 16:57 | Aktualitet

Në muajin mars, kur nisi edhe përhapja e koronavirusit në Shqipëri, 4793 shtetas italianë kanë hyrë në territorin tonë. Shifrat bëhen publike nga Instituti i Statistikave.

Italia është vendi i dytë në botë, pas Kinës më shumë i goditur nga COVID-19. Ndërkohë që rastet e para në Shqipëri u raportuan më 9 mars.

Hyrjet e shtetasve italianë në Shqipëri i përkasin 10-ditëshit të parë të marsit, pasi më pas, u ndërprenë fluturimet ajrore dhe udhëtimet në rrugë detare dhe tokësore, me përjashtim të qarkullimit të mallrave.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në total, gjatë muajit mars kanë hyrë në territorin shqiptar 95321 shtetas të huaj, teksa kanë dalë jashtë vendit 175627 shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos