Emigrantët shqiptarë, të cilët kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, kanë protestuar se nuk kanë para të paguajnë hotelin.
Ata shprehen se janë ndier të detyruar për të firmosur procedurat e formularit, ku deklaronin se ishin dakord për të bërë pagesë e hotelit pasi ishte e pamundur për ta të ktheheshin mbrapsht.
Emigrantët theksuan se nuk i përballojnë dot shpenzimet e hotelit, pasi ato janë një dëm i madh ekonomik për ata. (A2 Televizion)