Mbytet i huaji në lumin Buna

Nga A2 CNN
29 Maj 2020, 16:40 | Kronikë
Mbytet i huaji në lumin Buna

Një shtetas i huaj ka humbur jetën pasditen e së premtes në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Darragjatë të njësisë administrative Dajç, ku shtetasi maroken me pasaportë franceze ka hyrë në ujërat e lumit Buna dhe nuk ka dalë më prej atyre.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërkohë që palombarët kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë për trupin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos