Mbytet në plazhin e Durrësit një 60-vjeçare nga Tirana

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 12:40 | Kronikë
Mbytet në plazhin e Durrësit një 60-vjeçare nga Tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në Durrës, ku një 60-vjeçare është mbytur në det.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasja me iniciale Sh. S., banuese në Tiranë.

“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos