“Krimea është e Ukrainës”, samiti evropian unanimisht kundër Rusisë, Moska: Është provokim

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 21:21 | Bota
“Krimea është e Ukrainës”, samiti evropian unanimisht

Teksa vëmendja është e përqendruar tek Afganistani, Evropa duket se po sheh hallet e saj, por çështja e Krimesë dhe Rusisë mund të kthehet tashmë në një arenë të re ngërçesh politike globale.

“Krimea është e Ukrainës”. Me këto fjalë presidenti, Volodymyr Zelenski, e hapi samitin ndërkombëtar të mbajtur në Kiev të quajtur “Platformë për Krimenë”.

Gjithashtu kritikoi Perëndimin për dështimin e vazhdueshëm për t’i kthyer Ukrainës territorin e aneksuar nga Rusia.

Pavarësisht 7 viteve të sanksioneve ekonomike, Moska qëndron fuqishëm në kontroll të gadishullit, të cilin e pushtoi në vitin 2014.

Në samit morën pjesë liderë të mbi 40 shteteve të ndryshme, si dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Zyrtari tha se Brukseli nuk do ta njohë kurrë Krimenë si pjesë të Rusisë.

Presidenti ukrainas, ndër të tjera akuzoi Kremlinin se e ka kthyer Krimenë në një bazë ushtarake dhe paralajmëroi aleatët për rrezikun që sjell për fqinjët dhe mbarë Europën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos