Me 15 mijë paund të padeklaruara nga Anglia në Rinas, procedohet 26-vjeçarja

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 17:28 | Kronikë
Me 15 mijë paund të padeklaruara nga Anglia në Rinas, procedohet

Policia ka bërë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj një 26-vjeçarjeje, e cila është kapur me një sasi prej 15 mijë paundësh të padeklaruara në aeroportin e Rinasit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos