“Me 189 kilometra në Fier-Vlorë”, arrestohen 14 drejtues mjetesh

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 17:15 | Kronikë
“Me 189 kilometra në Fier-Vlorë”, arrestohen 14 drejtues

Policia ka bërë të ditur në një deklaratë se në 24 orët e fundit ka arrestuar 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se janë pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara,  për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve”, thuhet në deklaratën e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos