Më i paguari në botë, Mbappé akord me Realin, pagë 50 milionë euro në sezon

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 17:30 | Futboll
Më i paguari në botë, Mbappé akord me Realin, pagë 50

Kylian Mbappe ka arritur marrëveshjen me Realin e Madridit, për transferimin në Santiago Bernabeu. Sipas gjermanes “Bild”, palët gjetën akordin për një shifër rekord.

Nga transferimi te klubi mbretëror, sulmuesi do të përfitojë 50 milionë euro pagë në sezon. Kjo do të bëjë që Mbappe të jetë futbollisti më i paguar në botë.

Transferimi i bujshëm do të realizohet në muajin qershor, atëherë kur lojtari do të kalojë në Madrid me parametër zero. Reali provoi ta blinte yllin francez prej verës së kaluar, por Paris Saint Germain refuzoi ofertën prej 200 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos