Më lart se kaq Trump nuk mund të shkojë, protestuesit e dërgojnë në atmosferë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 22:01 | Kapur në kamera
Më lart se kaq Trump nuk mund të shkojë, protestuesit e

Më lart se kaq Trump nuk mund të shkojë, protestuesit e dërgojnë në atmosferë

Ka mënyra të ndryshme për të protestuar kundër një personi. Pankarta, këngë, madje edhe zarzavate të kalbura janë disa nga mjetet më të përdorura.

https://www.youtube.com/watch?v=lFnlQ2CTaaA

Por deri tani asnjëri kishte shkuar aq lart, sa të dërgojë objektin e protestës në...hapësirë.

Protesta origjinale vjen nga Britania e Madhe, ku një kukull e vogël me tiparet e dukshme të presidentit amerikan Donald Trump ka fluturuar me orë të tëra e ngjitur me një ballonë dhe një kamera që filmonte çdo moment.   

Trumpi fluturues u nis nga qyteti i Sheffield dhe me kalimin e kohës "humb" në qiellin e Europës, deri sa Toka nuk fillon të marrë në sfond formën e saj sferike.

Fluturimi “presidencial” ishte përgjigja ndaj pranisë së presidentit amerikan gjatë samitit të NATO-s në Londër këtë javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos