Barazimi nuk është një rezultat i keq, por kur e merr me një kundërshtar si Andorra dhe më keq akoma në shtëpi, kjo padyshim është një gafë.
Me mendjen te Franca dhe me shumë nënvlerësim me një kundërshtar që bëri vetëm 2 sulme dhe më pak se 100 pasime në 90 minuta, Shqipëria tregon se nuk ka pjekurinë që të manaxhojë një finale e sezoni që mund të rezultonte e suksesshme.
Berisha 5.5 - Nuk mund të thuash që ishin të gjitha përgjegjësitë e tij, por në një ndeshje ndaj një kundërshtari kaq modest, të marrësh dy gola është tepërt. Gjimshiti 5.5 - Rreshtimet e gabuara e ngarkojnë me përgjegjësi, duke mos treguar kujdes veçanërisht në rreshtim Veseli 5 - I mungonte ritmi dhe grinta. Pak veprime për te ndihmuar sulmin, ndërkohë që shfaqi vështirësi dhe në mbulimin e kundërshtarit. Smajli 5 - Shfaqi shumë grintë, por nuk kishte besimin dje sigurinë me të cilën është shfaqur në ndeshje të tjera. Trashi 4.5 - Paraqitja që bëri në ndeshjen me Moldavinë është një kujtim i largët. Kundërshtarët e Andorrës dukeshin shumë të vështirë për t’u kontrolluar. Ndoji 4.5 - Pa orientim, pa shumë komunikim me kolegët dhe i paqartë në veprimet, duke treguar shumë pasiguri. Ramadani 4.5 - Nuk ka fantazi dhe as shumë peshë në kontrollin e mesfushës, duke krijuar edhe boshllëk mes reparteve. Memushaj 5.5 - Vrapoi padyshim më shumë nga të gjithë, por nuk mjaftoi, kur pjesa tjetër e skuadrës nuk ishte e sintonizuar. Roshi 6.5 - Bëri diferencën me lojën e tij, veçanërisht në inkursionet nga krahët, por pak u shfrytëzua nga shokët loja e tij. Balaj 5.5 - Rikthim te goli, por me një buzëqeshje të ngrirë. Një sulmues që ka nevojë të mbështet për të nxjerrë në pah vlerat. Manaj 5.5 - E kërkoi golin me të gjitha format, por nuk mjaftoi për të përligjur të gjitha meritat për lojën. Hysaj 5.5 - provoi ti jepte shtysë skuadrës me inkusionet e tij por shpesh mbivendosej në pozocion me Roshin Bare 5 - pozicioni që i kish zgjedhur trajneri nuk i përgjigjej karakteristikave të tij Seferi 5 - e gjitha loja e tij u përmblodh vetem me një goditje me kokë por që nuk mjafton. Reja 5 - Nuk e kishte zbërthyer mirë ndeshjen, edhe pse disa mungesa në skuadër e kanë limituar në zgjedhje.
Shumë kontroll në lojë, por pak kreativitet në lojën ndërtuese dhe shumë naivitet në sulm. Me gjithë grintën e shfaqur, skuadra tregoi që nuk ka pjekurinë që të bëjë diferencën edhe në ndeshje që është në disavantazh. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )