
Procedurat burokratike dhe mosmarrja e lejes në Federatën Zviceriane ka penguar gjigandin Florian Kamberi të udhëhiqte në ndeshjen ndaj Andorrës sulmin kuqezi.
Lojtari 24 vjeçar që luan për Hibernians në Skoci shihet si e ardhmja e Kombëtares Shqiptare dhe për këtë arsye ishte thërritur nga tekniku Reja për t’u provuar në ndeshjet e fundit eliminatore për Euro 2020.
Sipas të burimeve A2, Florian Kamberi nuk i është dhënë ende leja nga Federata Zviceriane e Futbollit, pasi ka luajtur me moshat për këtë shtet. Kjo situatë duket se është thjesht në procedurë burokratike, pasi Kamberi pritet të jetë në lojë të dielën ndaj Francës. (A2 Televizion)