Më në fund erdhi. Pas shumë përpjekjeve, madje edhe dyshimeve mbi kapaciteteve të tij për të qenë i barabartë mes emrave të njohur që përbëjnë titullarët e Chelsea, shqiptari ka realizuar sot golin që mund ta zhbllokojë në vazhdimin e sezonit.
Edhe sot trajneri Graham Potter e la fillimisht në stol, por në minuten 72, Broja zëvendëson Mason Mount kur rezultati ishte 2-0 për londinezet ndaj Wolverhampton.
Sulmuesi 21-vjeçar kësaj radhe përfitoi në maksimum nga minuat e dhuruara, duke realizuar me një nga aksionet e tij personale që e kanë bërë të njohur, në minutën 89. Ky është goli i tij i parë zyrtar në Premier me fanellën e Chelsea. (A2 Televizion)