“600 dollarë kam, shohim sa bën Samsungu, që të mos marr më kredi”, A2 zbardh përgjimet në dosjen ku është përfshirë ish-zv/ministrja e Brendshme

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 11:38 | Kronikë
“600 dollarë kam, shohim sa bën Samsungu, që të mos

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Vodën, Majlinda Hasanin dhe Florida Beun.

Ish-zv.ministrja Voda akuzohet për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.  Sipas të dhënave, Voda ka marrë përfitime monetare nga shtetaset, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, në mënyrë që t’iu gjente një vend punë në administratë.

Ndërkohë, A2 ka siguruar përgjimet, pjesë e kësaj dosje, Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë mes tyre.

https://a2news.com/2021/07/13/gjykata-e-posacme-arrest-shtepie-per-ish-zevendesministren-e-brendshme-rovena-voda/

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të na vërë në një vend tamam.

Majlinda: Ia thashë unë tashti e do iki prap t'ia them, dëgjo këtu se ajo pesëqindmijë lekë do marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos me cani riti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste?

Majlinda: Mirë më e ke edhe dy do i japësh asaj

Florida: Po pra tamam

Majlinda: Ti hiç

Florida: E më thotë mua me......

Shenim: Biseda vazhdon pa interes

Florida: Deri në katër do ia arrij thashë, në ora dy tha Rovena.

Majlinda: E ne ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli a e dëgjove, tashti që i do i ha unë, Rovi.

Florida: Kam hall mos ka prit nai dyshe.

Më datën 27.02.2020, ora 17:19:46 midis shtetasve Florida Beu dhe Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: e more vesh ti që më shkruajti Ravena mua?

Florida: e pra atë mesazhin që më solle....

Majlinda: eeee, e lexove?

Florida: që të tha do të të shkruj do të të them ne për orën....

Majlinda: i thashë unë mbas ores kater se jam në Tirane unë

Florida: e mirë ok, se ne atëherë e mbaron ti takimin....

Majlinda: po, në atë orë, çke ti të them unë pastaj që të vij të më marresh ti mua aty..... edhe atje do t'i themi qe ne s'do ta lëmë me kaq.... atje do t'i themi che për arkën e peshkut... atje do t'i themi të gjitha dakort???

Më datën 28.02.2020, ora 17:37:04 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda

Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato lekët nëse unë kam këtu gjashtëqind dollarë, këtu thyjmë i bëjmë lek shqiptare.

Majlinda: Ehe

Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta mar me kredi unë, se kismet në fund jave Gerti ishalla më sjell nai një mishe her vete unë që t'ja jap këtij.

Majlinda: Prit njëherë.

Florida T'ia heq se ato për t'u dhonë janë, të rri e qetë pastaj.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do të jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe dakort e teprohesh.

Florida: Puna është t'ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të ... kalin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos