
Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, është dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.
Gjykata e dënoi me 15 vite burg Hajdarajn, por për shkak të gjykimi të shkurtuar përfundimisht u dënua me 10 vite burg.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar një dënim prej 20 vitesh burg për ish-efektivin e forcave “Shqiponja” për vrasjen e ndodhur më 8 dhjetor të vitit të kaluar.
Pas ngjarjes, Hajdaraj pretendoi se kishte parë një armë në duart e Rashës mbrëmjen e ngjarjes. Por, pamjet e kamerave të sigurisë, që fiksuan gjithë ngjarjen, provuan të kundërtën. Sipas prokurorisë, Hajdaraj e kishte konstatuar që Rasha nuk kishte armë para se të hapte zjarr drejt tij. (A2 Televizion)