“Tirana duket si vatër zjarri gjatë natës”, Bejtja: Ka nismë konkrete për fashën 700 kilovatë

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 21:22 | Ekonomi
“Tirana duket si vatër zjarri gjatë natës”, Bejtja:

I ftuar në A2 Business në A2 CNN, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, u shpreh se ka një plan konkret dhe qeveria është duke punuar për rritjen e çmimit të energjisë mbi fashën 700 kilovatë.

Bejtja theksoi se kjo synon të ndërgjegjësojë qytetarët të mos harxhojnë aty ku nuk është e nevojshme. Ai theksoi se Tirana duket si një vatër zjarri gjatë natës nga lartë, pasi shumë qytetarë lënë dritat ndezur pa arsye.

https://a2news.com/2022/05/11/a-rrezikon-shqiperia-te-kete-probleme-me-furnizimin-me-energji-gjate-veres/

“Kjo është një masë ndërgjegjësuese. Ne kemi llogaritur se sa duhet të ketë një familje konsum gjatë një muaji në një godinë në mënyrë të domosdoshme mbi nivelin mesatar të jetesës. Ne nuk na rezulton më shumë se 368 kilovat. Ne shkojmë deri në 700, gati dyfish. Kjo bëhet që qytetarët të kursejnë.

Hipni në darkë në një lartësi dhe shikojeni Tiranën pas orës 12:00, është një unazë zjarri, të gjitha llambat janë të ndezura nëpër shtëpi. Për çfarë duhen? 10 llamba ndezur nëpër ballkone. Për çfarë duhen? Sepse kanë lekë ta paguajnë me 9,5 lekë?!

Por, a ka një nismë konkrete që kjo do të realizohet?

“Po. Ne jemi duke punuar në mënyrë të tillë që të mos krijojmë asnjë problem varfërie. Mbi 700 kilovatë janë të panevojshme”, u shpreh Bejtja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos