
Rënia e fluksit të valutës me thuajse 9% të GDP-së do të japë një goditje të fortë dhe të shumanshme në ekonominë shqiptare.
I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri. Sipas tij, ajo do të shoqërohet me rritje të papunësisë, ndërsa shtresat më të varfra do të jenë edhe më të prekurat.
Eksportuesit dhe bizneset e tjera të prekura nga rënia e këtij fluksi parash, si dhe nga rënia e konsumit, tashmë duhet të gjejnë mënyra për t’u përshtatur dhe reduktuar kostot.
Kjo krizë, sipas Beqirit, ngre edhe një herë shqetësimin se ekonomia shqiptare ka qenë shumë e varur ndër vite nga remitancat dhe se duhet të gjejë mekanizma zëvendësues për të thithur valutë. (A2 Televizion)