Tregu i punës, Muço: Duhet paketë e tretë për të nxitur punësimin

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 17:45 | Ekonomi
Tregu i punës, Muço: Duhet paketë e tretë për të

Të dhënat e INSTAT për tregun e punës janë surprizuese për ekspertin e ekonomisë, Klodian Muço. Sipas tij, të gjithë indikatorët e tjerë flasin për një situatë më të rënduar dhe për këtë arsye nevojitet një paketë e tretë ekonomike për të ndihmuar biznesin dhe rritur punësimin.

“Janë rezultate suprizuese sepse nga njëra anë kemi një rënie shumë të lehtë krahasuar me tre mujorin e tretë të 2019, me vetëm 1.2%. Kjo të mbush me optimizëm që vetëm pandemia ka dhënë një impakt kaq të ulët por nga ana tjetër është suprizuese sepse kemi një rritje të lehtë të punësimit në sektorin industrial, më tepër se 5%, por nga ana tjetër sektori bujqësor që performoi më mirë në tre mujorin e dytë të 2020-s, ka një rënie me 3%.

Situata është e vështirë, në të tilla kushte mënyra më e mirë për të stimuluar punësimin, për të rikthyer ekonominë në gjendjen e mëparshme është aspekti i stimulimit të bizneseve. Janë bizneset që kanë vuajtur me shumë gjatë pandemisë. Janë bizneset ato që punësojnë mbi 90% të të punësuarëve në vend. Në të tilla kushte qeveria duhet të bëjë më tepër në këtë aspekt duke nxjerrë një paketë të tretë sa i përket ndihmës ndaj biznesit." , shprehet Muço. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos